Humbja e papritur e këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë jo vetëm fansat, por edhe kolegët e tij në industrinë muzikore.
Ngjarja ka shkaktuar gjithashtu një debat mes dy artisteve të njohura, Adelina Tahiri dhe Adelina Ismaili. Gjatë një interviste në T7, Adelina Tahiri shprehu kritika ndaj Ismailit për mbajtjen e një koncerti në natën kur u shpall lajmi i trishtë.
Tahiri theksoi se një gjest simbolik do të kishte qenë i përshtatshëm për të nderuar artistin e ndjerë:
“E vlerësoj për sukseset, por në atë natë pritej të kishte të paktën një minutë heshtje ose një fjalim të shkurtër… nuk them të anulohej koncerti, por një përkujtim do të kishte qenë i mirëpritur.”
Tahiri shprehu zhgënjimin e saj për mungesën e një gjesti të tillë, duke e cilësuar atë si zhgënjyese që nuk u përkujtua:
“E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare.”
Adelina Ismaili nuk ka bërë ende asnjë koment publik mbi këtë çështje.

Leave a Reply