Një djalë 14-vjeçar nga Has u shpall i zhdukur pasi u largua nga shtëpia me makinën e të atit pa lejen e tij.
Familja e tij raportoi menjëherë rastin në policinë lokale, e cila filloi kërkimet për të gjetur të miturin. Sipas informacioneve, ai arriti të kalojë në territorin e Kosovës dhe u lokalizua në qytetin e Mitrovicës.
Në Pejë, 14-vjeçari u pa për herë të fundit në një pikë karburanti ku mori afro 79 litra benzinë dhe tentoi të paguante me kartelë. Punonjësi i benzinës raportoi se, ndërkohë që shkoi për të marrë pajisjen për pagesë, i mituri u largua me shpejtësi drejt një destinacioni të panjohur.
Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit Fadil Gashi, konfirmoi se po kryhen hetimet e nevojshme për këtë rast. Ndërkohë, djaloshi është kapur dhe ndodhet në duart e autoriteteve përkatëse.

Leave a Reply