Adoleshenti nga Vushtrria shpëton shokun në Gjermani

Një 14-vjeçar shqiptar, Len Fejzullahi, i cili jeton në Gjermani, është bërë hero pasi shpëtoi shokun e tij nga një sulm i dhunshëm në shkollë.

Ngjarja ndodhi rreth tri javë më parë në oborrin e shkollës, pak para fillimit të orës së parë. Incidenti filloi kur një adoleshent 15-vjeçar, i veshur me uniformë ushtarake dhe i armatosur me një çekan, sulmoi grupin e shokëve të Lenit.

Kur një nga shokët u godit, Len reagoi menjëherë duke rrëmbyer armën nga sulmuesi dhe duke mbrojtur shokun e tij. Prindërit e Lenit, veçanërisht babai i tij, Shyqë Fejzullahi, treguan përjetimin e tyre për këtë situatë.

Ai përshkroi tronditjen kur mori lajmin për ngjarjen dhe falënderimin që gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda. Sulmuesi u arrestua dhe akuzohet për tentim vrasjeje dhe lëndim të rëndë trupor.

Autoritetet gjermane po hetojnë edhe për motive të mundshme ekstremiste pas sulmit. Kryebashkiaku i Friedbergut, Roland Eichmann, ka ftuar Lenin për ta falënderuar publikisht për guximin e treguar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *