Një 15-vjeçare nga Prizreni, Suela Krasniqi, e cila ishte zhdukur që nga 31 tetori, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e konfirmoi Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Ai bëri të ditur se policia, në bashkëpunim të afërt me Qendrën për Punë Sociale, po vazhdon të trajtojë rastin.
Familja e adoleshentes kishte raportuar më parë se ajo kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet e saj dhe nuk ishte kthyer më.

Leave a Reply