Një avion i linjës “Air France” që po udhëtonte nga Bejruti drejt Parisit, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Mynih mbrëmë, pasi në kabinë u ndje një erë e pazakontë djegieje.
Sipas një zëdhënësi të aeroportit, të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe nuk ka pasur të lënduar. Ata janë akomoduar në hotele afër aeroportit, ndërsa nuk është bërë e ditur numri i saktë i tyre, por mendohet se ishin mbi 200 persona në bord.
Aeroplani arriti të manovrojë vetë drejt zonës së parkimit, por ende mbetet në Mynih ndërsa hetimet për shkaqet e incidentit janë duke vazhduar. Linja ajrore do të marrë përsipër hetimin për këtë çështje për të përcaktuar burimin e erës së djegies.
Fluturimi ishte planifikuar të mbërrinte në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris.

Leave a Reply