Sot është mbyllur faza e pranimit të provave nga Gjykata Speciale për çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke sinjalizuar se procesi gjyqësor është drejt përfundimit.
Profesor Arsim Bajrami, ekspert i së Drejtës Kushtetuese, në një intervistë për KosovaPress, ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të këtij procesi, duke e cilësuar si një shkelje të standardeve evropiane për të drejtat e njeriut. Sipas Bajramit, Gjykata Speciale nuk ka respektuar institucionet e Kosovës dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Serbinë, duke marrë prova të dyshimta nga ky shtet.
Ai thekson se pas përfundimit të pranimit të provave, procesi hyn në fazën e fjalëve përfundimtare, të cilat do të zhvillohen nga 9 deri më 18 shkurt. Bajrami, autor i librit “Gjykata Speciale: mes të vërtetës dhe mashtrimeve”, shpreh besimin se gjykata do të vlerësojë me drejtësi provat e mbrojtjes.
Ai argumenton se çdo verdikt përveç lirimit do të ishte një skandal ndërkombëtar, pasi sipas tij, nuk ka prova që vërtetojnë akuzat ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply