Sot mbaron afati për partitë politike që të informojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor 2025, përmes koalicioneve.
Kjo periudhë ka nisur më 24 nëntor. Deri dje në mesditë, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar e KQZ-së ka marrë njoftime për dy koalicione të reja zgjedhore.
Koalicioni i parë, “PAI – PDAK – LPB”, përbëhet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim. Ndërsa, koalicioni i dytë, VAKAT, përfshin Demokratska Stranka Bošnjaka, Bošnjačka Stranka Kosova dhe Demokratska Stranka Vatan.
Sipas rregulloreve, një koalicion duhet të përbëhet nga të paktën dy parti dhe pasi të certifikohet, asnjëra parti nuk mund të largohet deri në certifikimin e rezultateve zgjedhore. Një parti e përfshirë në një koalicion nuk mund të bëhet pjesë e një koalicioni tjetër apo të marrë pjesë veçmas në të njëjtat zgjedhje.

Leave a Reply