Afati i regjistrimeve mbyllet nesër: KQZ njofton për dy koalicione

Partitë politike të regjistruara kanë afat deri më 30 nëntor 2025 për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës më 28 dhjetor 2025, përmes koalicioneve.

Procesi për regjistrimin e koalicioneve ka nisur më 24 nëntor. Deri të shtunën, më 29 nëntor 2025, në ora 13:00, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike pranë KQZ-së ka marrë njoftim për krijimin e dy koalicioneve.

Koalicioni i parë, “PAI – PDAK – LPB”, përbëhet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim. Koalicioni i dytë, VAKAT, përbëhet nga Demokratska Stranka Bošnjaka, Bošnjačka Stranka Kosova dhe Demokratska Stranka Vatan.

Për t’u certifikuar, një koalicion duhet të ketë të paktën dy parti. Pasi të jetë certifikuar, asnjë parti nuk mund të tërhiqet nga koalicioni deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ.

Po ashtu, një parti anëtare e koalicionit nuk mund të jetë pjesë e një tjetër koalicioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *