Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve përfundon sot

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës përfundon sonte në mesnatë, në orën 23:59.

Deri tani, janë përmbyllur disa etapa kyçe të procesit zgjedhor. Në këtë kontekst, janë dorëzuar aplikimet për certifikim nga subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe është kryer regjistrimi i koalicioneve mes partive.

Po ashtu, subjektet që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në zgjedhje kanë njoftuar për këtë vendim. Të gjitha këto procedura përfunduan më 30 nëntor.

Ndërkohë, fushata për zgjedhjet nacionale do të fillojë më 17 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *