Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se sot është afati i fundit për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues të rinj për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që zhvillohen më 9 nëntor 2025.
Ky afat përfundon sot në orën 16:00. KQZ u bën thirrje partive politike të certifikuara, organizatave joqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe mediave, si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja që tashmë janë akredituar, për të përdorur platformën elektronike për këtë proces.
Gjithashtu, KQZ ka kujtuar se ID-të aktuale të lëshuara për zgjedhjet e 12 tetorit 2025 nuk do të jenë të vlefshme për raundin e dytë. Afati për konfirmimin ose shtimin e vëzhguesve përfundon më 3 nëntor 2025, në orën 16:00.

Leave a Reply