Afati për regjistrimin e koalicioneve mbyllet nesër më 30 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se periudha për formimin e koalicioneve zgjedhore, e nisur më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025.

Deri tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike ka marrë njoftime për krijimin e dy koalicioneve të reja. Njëri prej tyre është “PAI – PDAK – LPB”, që përbëhet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK), dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB).

Një tjetër koalicion i formuar është “Koalicioni VAKAT”, i cili përfshin Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BS-K), dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV). Sipas rregullave të KQZ-së, një koalicion mund të përbëhet nga të paktën dy parti politike dhe, pasi të certifikohet, asnjë parti nuk mund të tërhiqet deri në certifikimin e rezultateve zgjedhore.

Gjithashtu, një parti që është anëtare e një koalicioni nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni tjetër ose si parti e vetme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *