Afati për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale mbyllet nesër

Komisioni Rregullator ka miratuar planet për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, sipas dekretit presidencial të dhënë më 1 tetor.

Partitë politike janë të detyruara të dorëzojnë kërkesat e tyre për regjistrim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më 16 tetor 2025, afat që vlen edhe për komitetet nismëtare të kandidatëve të pavarur. Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore duhet të kryhet deri në 21 tetor.

Dokumentet e kandidimit për bashkitë Vlorë dhe Berat dorëzohen në KQZ, ndërsa për Tepelenë, Cërrik dhe Mat, në KZAZ përkatëse, deri më 24 tetor 2025. Fushata zgjedhore do të fillojë më 1 nëntor 2025.

Mes datave 25 tetor dhe 9 nëntor, të gjitha institucionet, që planifikojnë ngjarje publike në këto bashki, duhet t’i raportojnë paraprakisht KQZ-së. Ndërkohë, Autoriteti i Mediave Audiovizive do të mbikëqyrë mediat për përmbajtjen e tyre gjatë kësaj periudhe.

Vendimi i Komisionit hyn në fuqi menjëherë dhe mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *