Agani kritikon përpjekjet për përvetësim të emrit të koalicionit

Koalicioni Lista për Familjen, i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar rreth 20 mijë vota, po përballet me ndasi të brendshme.

Përçarjet janë thelluar ndërsa ky subjekt politik shqyrtonte mundësitë për koalicione të reja për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ferid Agani, një nga partnerët kryesorë të koalicionit, ka kritikuar publikisht Eman Rrahmanin, i cili e udhëhoqi këtë listë në zgjedhjet e shkurtit.

Në një postim në “Facebook”, Agani theksoi se votat e këtij koalicioni janë një arritje kolektive dhe nuk mund të trajtohen si pronë personale. Ai argumentoi se çdo përpjekje për të privatizuar rezultatin e përbashkët është një devijim nga etika politike dhe marrëveshja e arritur.

Agani shtoi se pas përfundimit të marrëveshjes më 9 shkurt 2024, përdorimi i emrit “Koalicioni për Familje” pa autorizim është i pavlefshëm dhe mashtron publikun. Ai nënvizoi se individët kanë të drejtë të ndjekin projekte të reja, por nuk mund të përvetësojnë arritjet e përbashkëta për interesa personale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *