Agim Çeku feston 65-vjetorin, nderohet si veteran i UÇK-së

Agim Çeku, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministri i vendit, feston sot 65-vjetorin e lindjes.

Miq dhe ish-bashkëluftëtarë të tij nga UÇK-ja e uruan për ditëlindjen, duke i shprehur respektin e tyre. Në një postim në Facebook, Muharrem Mahmutaj, ish-ushtar i UÇK-së, bëri të ditur se Çekut iu dorëzua uniforma solemne e veteranit të UÇK-së.

Kjo u bë në shenjë nderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe për forcimin e ushtrisë dhe shtetit të Kosovës. Mahmutaj vlerësoi Çekun si një figurë historike për rolin e tij në luftërat çlirimtare në Kroaci dhe Kosovë.

Në përfundim, Mahmutaj theksoi se për ushtarakët e kalibrit të Çekut, mosha nuk është pengesë për të vazhduar shërbimin ndaj lirisë dhe atdheut, duke i uruar atij jetë të gjatë dhe të suksesshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *