Agjent serb akuzohet për dokumente të KFOR-it dhe falsifikime

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur padi ndaj tre individëve të përfshirë në sulmin ndaj kanalit “Ibër Lepenc” në fshatin Varagë të Zubin Potokut, më 29 nëntor 2024.

Ndër të akuzuarit janë vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët janë në paraburgim. Detaje të reja nga prokuroria tregojnë se Jovan Viçentijeviq, i dyshuar si agjent i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë, ka operuar në Kosovë deri në arrestimin më 1 dhjetor 2024.

Ai akuzohet për aktivitete që kanë rrezikuar rendin juridik dhe sigurinë, përfshirë edhe trupat ndërkombëtare të KFOR-it. Sipas hetimeve, Viçentijeviq ka mbledhur dhe dërguar në Serbi informacione të ndjeshme, përfshirë një dokument 66-faqësh të KFOR-it.

Ai gjithashtu dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e trupave amerikane të KFOR-it dhe ka dokumentuar informacione të tjera të ndjeshme. Prokuroria thekson se Viçentijeviq kishte krijuar një organizatë të rreme për të dëmtuar imazhin e Kosovës, duke manipuluar dokumente për të përhapur narrativa të dëmshme ndërkombëtarisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *