Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, që synon mbështetjen e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Para nisjes së protestës, Ahmeti zhvilloi një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai e përshkroi këtë bisedë si të ngrohtë dhe vëllazërore, ku u trajtuan çështjet aktuale rajonale dhe proceset euroatlantike.
Ahmeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të ruajtur paqen dhe për të avancuar drejt integrimit evropian. Në një postim në Facebook, Ahmeti përgëzoi Presidentin Begaj për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizoi se rruga e përbashkët drejt Brukselit është jetike për forcimin e paqes dhe zhvillimit rajonal.
Ai shprehu dëshirën që vendet tona të ecin së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane, duke hequr kufijtë që ndajnë popujt e një gjaku dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi.

Leave a Reply