Ahmeti Mohon Akuzat për Ndarjen e Maqedonisë me Forcë

Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj akuzave që e cilësojnë si mbështetës të idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

Gjatë intervistës në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Ahmeti deklaroi se në të kaluarën, kur drejtonte Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, kishte mundësinë të realizonte këtë ide, por nuk e bëri. Ai sqaroi se kishte në duar një dokument që mund ta nënshkruante për të kundërshtuar idenë e një Maqedonie të Veriut multietnike, duke përmendur dhe ish-kryeministrin Lupço Georgievski, i cili mbetet kundërshtar i shteteve multietnike.

Ahmeti theksoi se filozofia e tij është e kundërt, pasi ai beson në një Maqedoni të Veriut që mund të shndërrohet në “Zvicrën e Ballkanit Perëndimor”. Ahmeti shprehu bindjen se Maqedonia e Veriut duhet të jetë një shtet ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe synon integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi rëndësinë e heqjes së kufijve për një Maqedoni të unifikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *