Aksident automobilistik në Pejë, tre persona të lënduar

Tre persona u lënduan gjatë një aksidenti automobilistik që ndodhi rreth orës 17:00, në fshatin Leshan të Pejës.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, të aksidentuarit u dërguan menjëherë në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Njëri prej të lënduarve ka pësuar dëmtime më serioze, por sipas informacioneve të marra, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit e aksidenteve kanë shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme mbi rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *