Aksident fatal në Levan-Tepelenë, humb jetën një 16-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të “Kthesës së Cakranit”, ku dy automjete, një “Benz” dhe një “Peugeot”, janë përplasur.

Përplasja ka rezultuar fatale për një të mitur 16-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M., i cili humbi jetën gjatë transportit për në spital.

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, kur automjeti i drejtuar nga S. B., 30 vjeç, po lëvizte nga Poçemi drejt Levanit.

Ndërkohë, automjeti tjetër, i drejtuar nga i mituri O. M., ishte duke dalë në autostradë nga Cakrani, moment kur ndodhi përplasja.

Policia e Fierit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të shqyrtuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Hetimet janë në vijim për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje që la pasoja të rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *