Aksident i rëndë në Formula 1; makina e pilotit brazilian shkatërrohet

Në garën e sprintit të Formula 1 në Brazil, britaniku Lando Norris shënoi një fitore të rëndësishme, duke e afruar me titullin e kampionatit.

Gara u karakterizua nga ngjarje dramatike, ku shoku i tij i ekipit, Oscar Piastri, nuk arriti ta përfundonte, pasi u rrokullis në xhiron e gjashtë dhe u tërhoq nga gara. Një aksident i rëndë ndodhi kur braziliani Gabriel Bortoleto, duke tentuar të parakalonte Isack Hadjar, humbi kontrollin e Sauber-it të tij dhe u përplas me gardhin, duke e ndarë makinën në copa.

Fatmirësisht, Bortoleto doli i padëmtuar nga incidenti. Pas këtij aksidenti, u shfaq flamuri i kuq dhe gara u ndërpre për 30 minuta për të rifilluar më pas.

Aktulisht, Norris kryeson me 365 pikë, duke kaluar Piastrius që ka 356 pikë. Holandezi Max Verstappen është në vendin e katërt me 39 pikë pas liderit në renditje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *