Një aksident trafiku ndodhi sot në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferri” në Kaçanik rreth orës 20:10, ku u lëndua një person.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, ngjarja përfshiu dy automjete, njëra prej të cilave kishte targa të huaja.
Si pasojë e aksidentit, një individ pësoi lëndime të lehta. Njësitë e trafikut rrugor u angazhuan menjëherë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply