Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Prishtinë, në rajonin e Suharekës, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Ngjarja është konfirmuar nga Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës. Sipas Krasniqit, në aksident është përfshirë vetëm një veturë.
Njësia e trafikut e autostradës ka qenë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të kryer procedurat e nevojshme për kompletimin e lëndës. Policia po vazhdon punën për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes.

Leave a Reply