Aksident në Prishtinë: Katër të lënduar në përplasjen e dy makinave

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth mesnatës në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë e Policisë dhe një taksi, duke lënë të plagosur katër persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Klankosova.tv se të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, rasti po hetohet nga Njësia e Trafikut e Kryeqytetit për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *