Aksident tragjik në Rahovec, humb jetën një person

Një aksident tragjik ka ndodhur në Rahovec, ku janë përplasur një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë e drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e këtij incidenti, drejtuesi i motoçikletës u plagos rëndë dhe fillimisht u trajtua në QKMF Rahovec. Për shkak të natyrës së lëndimeve, ai u transportua në spitalin rajonal të Gjakovës, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Mjeku i spitalit konfirmoi vdekjen e viktimës, ndërsa drejtuesi i veturës, gjithashtu mashkull kosovar, pësoi lëndime dhe u dërgua për trajtim mjekësor. Prokurori i çështjes ka marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *