Në fshatin Suhogërll të Istogut ka ndodhur një aksident me traktor, ku një person ka pësuar lëndime.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, Fadil Gashi, incidenti është raportuar në Stacionin Policor të Istogut rreth orës 17:20. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Gashi konfirmoi se ngjarja përfshinte një mjet bujqësor dhe viktima aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Leave a Reply