Aksidente në Kosovë: 35 me të lënduar, 51 me dëme materiale

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat për aktivitetet e 24 orëve të fundit, duke përfshirë informacion mbi aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e dhëna.

Gjatë kësaj periudhe, nuk është raportuar asnjë aksident me pasoja fatale. Megjithatë, janë regjistruar 35 aksidente ku ka pasur të lënduar dhe 51 incidente të tjera që kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.

Forcat e rendit kanë vazhduar kontrollet për zbatimin e rregullave të trafikut, duke lëshuar 1,716 gjoba për shkelje të ndryshme gjatë ditës. Në të njëjtën kohë, janë arrestuar 7 persona, prej të cilëve 3 janë mbajtur në paraburgim për hetime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *