Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të dielën, më 8 shkurt 2026, do të zhvillohet një aksion i përbashkët nga Inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut.
Ky aksion do të fillojë në orën 05:00, në zonën e tregut të automjeteve dhe hapësirat përreth. Ky operacion ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe marrjen e masave ndaj aktiviteteve të paligjshme, përfshirë shitësit pa leje dhe tregtimin e paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve.
Komuna ka theksuar rëndësinë e respektimit të rregulloreve dhe legjislacionit aktual për të parandaluar veprimtaritë e kundërligjshme. Qytetarët dhe bizneset janë ftuar të bashkëpunojnë me autoritetet gjatë këtij operacioni për të siguruar një mbarëvajtje të ligjit.
Kjo iniciativë synon forcimin e rendit dhe sigurisë në këto zona.

Leave a Reply