Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër B.T., duke e akuzuar për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë.
Sipas akuzës, B.T., i cili shërbente si gardian në burgun e Prishtinës dhe në një objekt tjetër në Lipjan, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë viteve 1998-1999, së bashku me gardianë të tjerë. Prokuroria pretendon se B.T.
ka marrë pjesë në keqtrajtimin sistematik të të burgosurve shqiptarë, duke përdorur metoda çnjerëzore si goditja me shkopinj gome dhe shufra metalike, si dhe rrahje me shqelma dhe grushta, duke çuar në plagë të rënda fizike dhe dhunë psikologjike. Të burgosurit janë lënë pa ushqim për periudha të gjata dhe janë kërcënuar rëndë për jetën e tyre, gjë që ka shkaktuar frikë dhe ankth të vazhdueshëm.
Veprimet e përshkruara në aktakuzë konsiderohen si shkelje të rënda të ligjeve vendase, zakoneve të luftës dhe Konventave të Gjenevës, sipas Prokurorisë Speciale.

Leave a Reply