Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj T.P.
për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas dokumenteve zyrtare, gjatë konfliktit në Kosovë, në prill të vitit 1999, i akuzuari T.P.
dyshohet se ka bashkëpunuar me forcat serbe për të kryer krime të rënda në fshatin Cerrcë dhe zonat përreth në komunën e Istogut. T.P.
akuzohet për përfshirjen në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje. Nën kërcënimin e armëve, viktimat K.R., Z.R., R.R., I.R.
dhe Sh.R. u detyruan të largohen nga shtëpia e tyre dhe u transferuan në një vend tjetër, ku më pas u ekzekutuan.
Aktakuza përmend se shtëpia, së bashku me trupat e viktimave, u dogj. Përveç kësaj, T.P.
akuzohet se, në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer plaçkitje dhe ka djegur shtëpi në fshatrat e kësaj komune, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në pronat e shqiptarëve civilë.

Leave a Reply