Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka ndaluar hyrjen e një kamioni me 25 ton misër që vinte nga Serbia, në pikën doganore të Hanit të Hotit.
Kjo masë u mor pasi në misër u zbulua prania e aplatoksinës B1 në nivele më të larta se sa normat e lejuara për Shqipërinë. Ndërsa në vendet e BE-së këto nivele mund të jenë të pranueshme, rregulloret shqiptare janë më të rrepta.
Misri kishte si destinacion qytetin e Elbasanit dhe ishte i destinuar për qëllime blegtorale. Ndërkohë, AKU ka nisur kontrolle të mëtejshme në doganë për të parandaluar hyrjen e ngarkesave të tjera të ngjashme.
Përveç kësaj, AKU Shkodër ka ndërhyrë në një fermë qumështi në fshatin Trush, pasi janë konstatuar disa shkelje në operacionet e saj. Këto masa janë pjesë e përpjekjeve për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Leave a Reply