Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka informuar publikun për praninë e lartë të substancës kimike Acrylamide në kafen e bluar “Caffe Monaco” 400 gr, një produkt i prodhuar në Kosovë dhe eksportuar nga Devolli Corporation.
Ky lajm u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ku AUV thekson se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet përkatëse për të ndërmarrë masat e nevojshme sipas legjislacionit aktual. Agjencia, përmes sistemit të alarmimit të shpejtë RASFF, ka marrë njoftimin që përmban detajet mbi këtë çështje, duke siguruar se do të vazhdojë monitorimin e situatës me kujdes të shtuar.
AUV gjithashtu ka theksuar angazhimin për të bashkëpunuar me institucione vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset, për të garantuar siguri ushqimore në përputhje me standardet evropiane.

Leave a Reply