Gazetari Parim Olluri ka deklaruar se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, është i përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet kombëtare dhe lokale.
Në një intervistë për “Pressing” në T7, Olluri theksoi se zgjedhjet lokale në Mitrovicë janë organizuar në mënyrë të dyshimtë, duke sugjeruar se ka elemente që tregojnë për një proces jo të rregullt zgjedhor. Sipas Ollurit, kontraktimi i një kompanie përmes një tenderi të negociuar është një shkak i mjaftueshëm për Prokurorinë Speciale që të nisë hetime dhe të ngrejë aktakuza.
Ai argumentoi se nuk kishte nevojë për një tender të tillë, pasi data e zgjedhjeve dihej shumë kohë më parë. Gjithashtu, Olluri pretendon se Berishaj është i lidhur me një kompani që shtypi fletëvotimet dhe është përfshirë në biznesin e lojërave të fatit në Shqipëri.
Ai shtoi se këta interesa të lojërave të fatit kanë ndikuar në procesin zgjedhor të Kosovës, duke ngritur dyshime për një skemë të orkestruar.

Leave a Reply