Akuzë për Blerje Votash: Përfshihet Bashkëshorti i Drejtoreshës

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur një aktakuzë ndaj Yll Rraqit, bashkëshorti i Drejtoreshës së Kulturës në Suharekë, Albulena Kokollari.

Ai akuzohet për blerjen e votave, duke i ofruar 120 euro një qytetari me inicialet B.K. që të votonte për bashkëshorten e tij në zgjedhjet për Asamblenë Komunale.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 12 tetor 2025 në fshatin Budakovë. Sipas aktakuzës, Rraqi ka kërkuar nga B.K.

të verifikonte përmes telefonit votimin në favor të kandidaturës së Kokollarit, para se t’i dorëzonte shumën e premtuar. Kjo kandidaturë ishte pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duhet theksuar se Rraqi konsiderohet i pafajshëm deri në marrjen e një vendimi të prerë nga gjykata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *