Al-Nassr eliminohet nga Kupa; Mitaj i kombëtares shquhet

Në ndeshjen e 1/8 së finales të King Cup, Al-Nassr, ku luan Cristiano Ronaldo, u mposht nga Al-Ittihad.

Karim Benzema shënoi i pari për Al-Ittihad në minutën e 15-të, duke hapur serinë e golave. Al-Nassr arriti të barazojë me një gol nga Angelos në minutën e 30-të.

Gjithsesi, Houssem Aouar riktheu avantazhin për Al-Ittihad në minutën e 47-të, pas asistit të Mario Mitajt. Situata u komplikua për Al-Ittihad kur Julaydan mori karton të kuq në minutën e 49-të.

Megjithatë, Al-Ittihad ruajti epërsinë dhe doli me fitore nga stadiumi i Al-Nassr. Për Ronaldon, periudha në Arabinë Saudite mbetet e vështirë, me mungesën e një titulli të parë ende në horizont.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *