Albën kërkon mbulesë, polemika vazhdon në studio televizive

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, sot u diskutua mbi kërkesën e Alba Pollozhanit për të mbuluar veten brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe për dëbimin e saj nga gara.

Enis Qazimi shprehu habinë e tij për largimin e Albës, duke vlerësuar thellësinë e karakterit që ajo kishte shfaqur gjatë qëndrimit në shtëpi. “Ende nuk e besoj që Alba është larguar.

Ajo ka qenë shumë dimensionale,” u shpreh ai. Ndërkohë, Bujar Gjonaj kritikoi qasjen e Albës ndaj çështjes së mbulimit, duke thënë se ajo kishte ofenduar gratë që ndjekin rregullat tradicionale.

Në anën tjetër, sociologia Ambera Kelmendi theksoi aspektin emocional dhe psikologjik të deklaratave të Albës, duke përmendur simbolikën që ajo përdorte. “Ndjesia e mbulimit përfshin qetësi, mburojë dhe pastërti,” tha ajo, duke vënë në dukje përmendjen e fluturave nga Alba si një shenjë e ndjeshmërisë së saj psikologjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *