Albert Krasniqi kritikon Kurtin për përdorimin e pushtetit

Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus ka kritikuar kryeministrin aktual për mënyrën e përdorimit të buxhetit si mjet presioni ndaj qytetarëve.

Në një intervistë për emisionin “Pressing” të T7, Krasniqi theksoi se kjo është hera e parë që një kryeministër e përdor buxhetin publik për të kushtëzuar votat, duke thënë se nëse kandidatët e tij nuk mbështeten, nuk do të ketë fond për komunat, të cilat shpesh varen nga grantet kombëtare. Në vazhdim, Krasniqi përmendi se kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në inaugurimin e një projekti në Fushë Kosovë, së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Valon Prebeza.

Ai kritikoi këtë veprim duke deklaruar se detyra e kryeministrit është të shërbejë të gjithë qytetarëve, jo vetëm kandidatëve të partisë së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *