Albin Kurti: Përpiqem të edukoj Ramën dhe partnerët globalë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Federatën Pan-Shqiptare VATRA në New York në fund të shtatorit, ka diskutuar për përpjekjet e tij për të ndikuar tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe aleatët ndërkombëtarë.

Ai vuri në pah se dallimet kryesore me Ramën dhe partnerët ndërkombëtarë kanë të bëjnë me qasjen ndaj Serbisë. Kurti theksoi se këto mospërputhje nuk lidhen me ndonjë ndjenjë personale, por janë për shkak të ndryshimeve në qëndrimet ndaj Beogradit zyrtar.

Ai u shpreh se përpiqet t’i informojë dhe edukojë palët e tjera, por pranoi se aftësitë e tij janë të kufizuara. Në fjalën e tij, ai sqaroi se dallimet nuk janë pengesë për përparimin dhe se çdo veprim i tyre bazohet në sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Për sa i përket iniciativës së Ballkanit të Hapur, Kurti deklaroi se mosmarrëveshjet nuk janë të lidhura me Qeverinë e Kosovës, por se procesi kërkon kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *