Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeministrit, ka prezantuar planin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Një pjesë kyçe e këtij plani është ndërtimi i një fabrike për municion dhe dronë, që synon të shndërrojë sigurinë në një shtytës për përparimin ekonomik, teknologjik dhe industrial. Sipas Kurtit, kjo nismë do të krijojë vende të reja pune dhe do të forcojë kapacitetet vendase.
Në sektorin energjetik, Kurti planifikon investime për zhvillimin e kapaciteteve të reja përmes burimeve të linjitit. Gjithashtu, ai ka premtuar përmirësim të furnizimit me ujë të pijshëm duke ndërtuar pesë diga të reja.
Ekonomia ka pësuar rritje të dukshme, me Bruto Produktin Vendor që ka arritur në 11 miliardë euro, dhe pritet të arrijë 12 miliardë vitin e ardhshëm. Kurti theksoi se kjo rritje ka ndikuar pozitivisht në pagat, pensionet dhe mbështetjen për familjet, ndërsa paga minimale është rritur në 500 euro.
Ai premtoi gjithashtu rritje të mëtejshme të pagave dhe reformë në sistemin e pensioneve.

Leave a Reply