Në ndeshjen e Kupës së Çekisë kundër Artis Brano, sulmuesi kosovar u aktivizua gjatë pjesës së dytë dhe shënoi golin që i siguroi fitoren Spartës.
Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të, duke rikthyer besimin në aftësitë e tij pas një periudhe të vështirë. Fillimi i sezonit ishte premtues për të, por më pas përjetoi një rënie në formë.
Goli i fundit i shënuar daton që nga 5 tetori, kur ai realizoi në derbin kundër Slavia Pragës. Që nga ajo kohë, 25-vjeçari kishte dështuar të gjente rrjetën në nëntë ndeshje të zhvilluara me Sparta Pragën dhe në katër takime me Kombëtaren e Kosovës.
Kjo paraqitje e fundit, me një gol vendimtar, mund të shërbejë si një pikë kthese për të në vazhdimësinë e sezonit.

Leave a Reply