Albulena Haxhiu mund të rikthehet si kryetare e Kuvendit

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, fokusi tani është te hapat e ardhshëm, përfshirë formimin e parlamentit të ri dhe zgjedhjen e kabinetit qeveritar.

Albert Krasniqi nga organizata “Demokracia Plus” ka dhënë mendimin e tij mbi zhvillimet e mundshme pas zgjedhjeve në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Ai parashikon që Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë Albulena Haxhiun si kandidaturë për Kryetare të Kuvendit.

Krasniqi theksoi se ky hap jo vetëm që do të përforconte pozitat e partisë së tij, por gjithashtu do të përfaqësonte një fitore morale ndaj opozitës dhe një triumf simbolik. Ai është i bindur se Haxhiu do të marrë mbështetjen e nevojshme për të siguruar këtë post të rëndësishëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *