Albulena Haxhiu: Qeveria e Kurtit e palëkundur pas votimit

Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar lidhur me situatën politike pas dështimit për formimin e Qeverisë së re.

Në një postim në Facebook, ajo kritikoi aktorët politikë që sipas saj, penguan ngritjen e qeverisë së re, duke i krahasuar me ata që rrëzuan qeverinë Kurti 1 në vitin 2020. Haxhiu fajësoi “Klubin e Stërvjetëruar Politik” dhe Listën Serbe për këtë dështim, duke theksuar se këto forca po pengojnë zgjedhjen e kryeministrit që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët.

Ajo shprehu optimizëm për të ardhmen e Vetëvendosjes, duke theksuar se pengesat janë të përkohshme dhe se partia e saj do të vazhdojë të luftojë për një qeverisje të ndershme dhe transparente. Sipas Haxhiut, asnjë presion apo manipulim nuk do të ndalë përparimin e VV-së dhe Albin Kurtit, duke nënvizuar se vullneti politik i partisë është i pamposhtur.

Ajo përfundoi duke deklaruar se përpjekjet e tyre për një Kosovë pa krim e korrupsion do të vazhdojnë me intensitet të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *