Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka bërë të ditur se kryetari i saj, Ali Ahmeti, do të marrë pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale që do të zhvillohet më 17 tetor në Tiranë.
Për këtë arsye, Ahmeti ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara për fushatën zgjedhore të 18 tetorit. Në një deklaratë zyrtare, BDI informon se protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, duke filluar nga ora 17:00, me moton: “Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”.
Ahmeti, si bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë protestë mbarëkombëtare, duke qenë i pranishëm më parë edhe në Prishtinë. Subjekti politik thekson se drejtësia për shqiptarët nuk duhet të ndikohet nga procese politike të imponuara nga Rusia apo të bazuara në dëshmi të dyshimta.
Sipas BDI-së, lufta e shqiptarëve e udhëhequr nga UÇK-ja ka qenë e drejtë dhe e mbështetur nga bota demokratike.

Leave a Reply