Ali Ahmeti: Disa mes nesh nxisin ndasi mes shqiptarëve

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, mori pjesë në një protestë në Tiranë, ku mijëra shqiptarë nga rajoni ishin mbledhur për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Gjatë fjalimit të tij, Ahmeti shprehu shqetësimin për disa individë që, sipas tij, pa vetëdije po ndihmojnë agjendat ruso-serbe duke përhapur propagandë që shkakton ndasi mes shqiptarëve. Ai theksoi se liria e Kosovës nuk duhet të përdoret për interesa politike apo partiake, por si një pikë bashkimi për të gjithë shqiptarët, ashtu siç është bërë për çështje të tjera kombëtare.

Në këtë ngjarje, përveç Ahmetit, folën edhe disa figura të tjera politike. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi për protestën, duke e përshkruar si emocionuese pamjen e sheshit “Skënderbej” të mbushur me njerëz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *