Ali Ahmeti falënderon Perëndimin për mbështetjen ndaj UÇK-së

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), gjatë një proteste në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shprehu falënderime ndaj fuqive që kanë mbështetur shqiptarët dhe UÇK-në.

Në fjalimin e tij, ai vlerësoi ndihmën e Europës, Amerikës dhe NATO-s për përkrahjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndalimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ahmeti theksoi mirënjohjen ndaj Gjeneralit Wesley Clark për dëshminë e tij të rëndësishme dhe ndaj zëvendëssekretarit të Shtetit, James Rubin, si dhe ambasadorit Christopher Hill, për përpjekjet e tyre në rajon për paqen dhe stabilitetin.

Duke folur nga sheshi, Ahmeti iu drejtua edhe Europës, duke theksuar se lëvizja e tij ka kërkuar liri dhe drejtësi për shqiptarët, pa mohuar liritë e të tjerëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *