Alidemaj merr 13 vite burg për krime lufte kundër njerëzimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Muhamet Alidemajn me 13 vjet burg për krime lufte kundër njerëzimit.

Alidemaj u shpall fajtor për pjesëmarrjen në masakrën e Izbicës, ku në mars të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 130 civilë shqiptarë. Në gjykatën e rigjykimit më 23 tetor 2025, ai përsëri deklaroi pafajësinë e tij, ashtu si në seancën fillestare të mbajtur më 29 prill 2022.

Fillimisht, më 12 korrik 2024, Gjykata e dënoi Alidemajn me 15 vjet burg, duke e shpallur fajtor për krime lufte në Izbicë. Megjithatë, prokurori Ilir Morina tërhoqi akuzën për zhvarrosjen e trupave, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që Alidemaj të kishte marrë pjesë në këtë veprim.

Më pas, Gjykata e Apelit vendosi që rasti të kthehej për rigjykim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *