Alisson mund të mungojë gjashtë javë pas dëmtimit me Galatasarayn

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve, ku Liverpooli u mund 1-0.

Alisson, i cili u largua nga fusha në minutën e 56-të, pritet të qëndrojë jashtë për rreth gjashtë javë, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein. Ky dëmtim mund ta pengojë atë të luajë në ndeshjet e rëndësishme kundër Chelsea, Manchester United, Real Madrid dhe Manchester City.

Klubi ende nuk e ka bërë një njoftim zyrtar për situatën e tij. Nëse mungesa e tij konfirmohet, Alisson pritet të rikthehet pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit.

Liverpooli po kalon një periudhë të vështirë, pas humbjes ndaj Crystal Palace në Premier League dhe disfatës së fundit në Stamboll. Ndeshjen e radhës, “The Reds” do ta luajnë kundër Chelsea të shtunën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *