Autorja Alketa Gashi-Fazliu ka prezantuar librin e saj më të ri, “Klithma”, që përmban dëshmi tronditëse dhe rrëfime të fuqishme mbi pasojat e luftës.
Ky libër përshkruan realitetin e harruar prej autorëve dhe shkaktarëve të tij, por që mbetet i skalitur thellë në shpirtin e një populli të plagosur dhe të mbushur me martirë. Në “Klithma” shfaqen historitë e fëmijëve që u rritën nën hijet e bombave dhe minave të një regjimi shovinist.
Përmes tregimeve të tyre, autorja ndriçon dhimbjen dhe traumën, duke shfaqur forcën e mbijetesës së atyre që lufta ua ndryshoi jetën përjetësisht. Faqet e librit përmbajnë zërat e viktimave që tashmë janë rritur, të cilët kërkojnë një botë më të drejtë dhe më humane.
“Klithma” është një homazh për guximin dhe qëndresën, një thirrje kundër harresës. Gashi-Fazliu shpreh krenarinë për këta heronj të heshtur, qytetarë të Kosovës, që bartin plagët e së kaluarës me dinjitet.

Leave a Reply