Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka shprehur kritika të forta në rrjetet sociale ndaj formatit “Big Brother VIP Kosova” dhe pjesëmarrësve të tij.
Ajo ka theksuar se, po të ishte moderatore, do ta prezantonte ndryshe, duke e ngritur nivelin e programit. Përmes një postimi në Instagram, Vejsiu shprehet se programi ka kaluar kufijtë etikë, duke mos qenë dakord me përmbajtjen erotike që transmetohet gjatë ditës.
Vejsiu kritikon disa prej personazheve që marrin pjesë, duke i cilësuar si të papërfaqësueshëm, teksa shpreh shqetësimin se disa prej tyre thjesht promovojnë erotizmin. Ajo mendon se suksesi mund të arrihet edhe duke përmirësuar cilësinë e personazheve dhe narrativës.
Në përfundim, moderatorja thekson se është kundër vulgaritetit dhe dëshiron që pjesëmarrësit të kenë diçka të vlefshme për të treguar. Vejsiu e konsideron televizionin si një hapësirë me mision të rëndësishëm, duke refuzuar kompromisin për suksesin e formatit.

Leave a Reply