Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë ka njoftuar se, për nder të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta, do të hapet një Libër ngushëllimesh.
Ky libër do të jetë i disponueshëm për vizita sot dhe nesër në orët 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00, për të gjithë qytetarët, përfaqësuesit institucionalë, trupin diplomatik dhe miqtë e Shqipërisë. Fatos Nano u përcoll të dielën në banesën e fundit gjatë një ceremonie shtetërore që mblodhi qindra qytetarë, familjarë, miq dhe figura të njohura nga fusha të ndryshme.
Qeveria e Shqipërisë shpalli 2 nëntorin Ditë Zie Kombëtare, me flamujt në gjysmë shtizë dhe një minutë heshtje në gjithë vendin. Ceremonia mortore e ish-kryeministrit u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë, ku arkëmorti i tij u nderua nga Garda e Republikës së Shqipërisë.
Pas ceremonisë zyrtare, trupi i tij u vendos në varrezat e Sharrës në një ceremoni private familjare. Fatos Nano do të kujtohet si një figurë kyçe e politikës moderne shqiptare dhe themelues i Partisë Socialiste.

Leave a Reply