Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se procesi i votimit në ambasadën në Berlin për zgjedhjet e 28 dhjetorit u përmbyll me sukses.
Ajeti e përshkroi këtë si një pasqyrë të kulturës politike dhe përgjegjësisë qytetare të shoqërisë kosovare. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces, duke përfshirë kryesuesin, komisionerët, vëzhguesit e partive politike dhe stafin mbështetës të ambasadës.
Sipas tij, përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre ishin vendimtarë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ambasadori theksoi rëndësinë e kësaj dite për Republikën e Kosovës, duke e cilësuar si një imazh të vërtetë të vendit në ditën e zgjedhjeve.
Ai falënderoi gjithashtu votuesit që demonstruan kulturë të lartë institucionale duke marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Leave a Reply